• Thu. Apr 25th, 2024

Shoqata e Biznesi për Biznesin (BpB) në një takim të posaçëm të para dy ditëve, ka debatuar rreth tre temave që përbëjnë edhe objektivat kryesore për të dhe për komunitetin e Kukësit.

Ata janë shprehur se do të mbajnë qëndrim të paanshëm gjatë periudhësë së fushatës elektorale.

Tre kërkesat e biznesit kuksian janë:

  1. Renta energjitike,
  2. Vlefshmëria e faturës tatimore me Kosovën,
  3. Heqja e Trau i Kalimashit.

Këto janë kërkesat që shoqata do tua parashtrojë të gjithë kandidatëve për deputetë, të majtë dhe të djathtë.

Shoqata BpB ruan qëndrimin se këto kërkesa të cilat lidhen me jetën komunitetit të Kukësit dhe më gjerë, janë të panegociueshme.

Kushdo që do të vijë në pushtet do të përballet me presionin dhe rezistencën e shoqatës deri në arritjen e qëllimit.

Drejtuesit e shoqatës paraqitën në takim edhe një draft propozim lidhur rentën e burimeve ujore, gjithnjë në kuadër të përgatitjes së një konference shkencore që do të mbahet për këtë temë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *