
Ambasada e Bullgarisë në Tiranë ka dhuruar 300 pako ushqimore dhe materiale higjenike për Bashkinë Kukës.
Ambasadori Momtchil Stoyanov Raytchevski ishte i pranishëm në Kukës për dorëzimin e ndihmave.
Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, shprehu mirënjohjen e tij në lidhje me solidaritetin e treguar nga shteti Bullgar për Kukësin.
Ndërkaq Ambasadori Momtchil Stoyanov Raytchevski tha se kjo ndihmë është siguruar nga Qeveria e Bullgarisë dhe është pjesë e ndihmës sistematike që Bullgaria i jep Shqipërisë dhe Bashkinë Kukës.
Pakot ushqimore dhe materialet higjenike do të shpërndahen për familjet në nevojë kryesisht për komunitetin bullgar në zonën e Gorës dhe që janë gjendur në vështirësi ekonomike si pasojë e pandemisë së krijuar nga COVID-19.