Caktimi i të deleguarit të PD, reagimi dinjitoz i kryesuesit të kandidatëve të anëtarësisë

Nga Admir Sinamati

Të nderuar miq, më falni pak për vonesën në informim por më mirëkuptoni pasi deri tani po flisja me një numër të madh dashmirësish dhe mbeshtetës të PD dhe të emrit tim.

Pasdite pata një takim me kryetarin e PDSH z. Lulzim Basha ku më shprehu falenderimin e Tij dhe të kryesisë së PD për gadishmërinë e ofrimit të kandidaturës sime për deputet në Qarkun Kukës.

Mora vlerësimin nga z. Basha për mbështetjen e pakufijshme të anëtarësisë së PD Kukës ndaj meje dhe m’u kërkua që me të njëjtën forcë dhe energji këtë mbështetje ta tejçojmë tek kandidati i dakordësuar edhe me aktorët e tjerë politikë z. Flamur Hoxha si dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, për të sjellë fitoren e shumëpritur nga të gjithë shqipëtarët.

E sigurova kryetarin Basha që kontributi dhe angazhimi im do jetë i njësojtë!

Duke shprehur falenderimin dhe mirnjohjen time për të gjithë, Ju siguroj se unë do jem gjithmonë Admiri që ju keni njohur dhe do bëjmë gjithçka në funksion të së mirës Tuaj, si dhe iu kërkoj mbështetje për Partinë Demokratike dhe kryesuesin e listës së PD për Qarkun Kukës z.Flamur Hoxha!

Me respekt dhe mirnjohje Admir Sinamati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *