• Tue. Apr 23rd, 2024

‘Çmenden’ dy të rinjtë në Tropojë, sherr në mes të lokalit, dëmtojnë dhe makinën e Policisë

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Tropojë pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin në lokal, dhe më pas kanë dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter.

Në momentin që Policia ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre, të rinjtë kanë dëmtuar dhe mjetin e efektivëve.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë. Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.

Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, kryer në bashkëpunim, ‘Goditjet për shkak të detyrës’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘ Shkatërrimi i pronës’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *