• Thu. Apr 25th, 2024

Çmime të papërballueshme, qytetarët e Kukësit siç hyjnë, ashtu dalin nga tregu

Rritja e çmimeve thuajse në të gjithë artikujt ushqimorë si dhe fruta-perimet po bëhet e papërballueshme për shtresën më në nevojë të qytetit të Kukësit.

Të papunët, ata me ndihmë ekonomike dhe pensionistët e kanë më të vështirë të blejnë produktet e përditshme në tregun e qytetit. “Çmimet janë rritur shumë, punë nuk ka. Populli vetëm sheh, me dorë në xhepa vjen, po ashtu ikën”, thotë një banor.

Por, tregtarët e fruta-perimeve pretendojnë se çmimet nuk janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por varfëria dhe mungesa e të ardhurave te familjet kuksiane, po sjellin humbje edhe tek ata. “Çmimet në dimër janë më të lira, por njerëzit nuk kanë punë dhe ankohen”, thotë njëri prej tyre.

Vetëm pak kohë më parë në Kukës u rrit çmimi i miellit dhe i bukës, pa folur për produktet e tjera të shportës dhe së fundmi është rritur edhe çmimi i gazit dhe i druve.

Nëse këto rritje nuk kompensohen të paktën për shtresat në nevojë dhe pensionistët, ky dimër parashikohet mjaft i vështirë nga ana ekonomike për familjet e varfra kuksiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *