
Kukësi vazhdon të jetë një zonë me përhapje të virusit.
Aktualisht në zonën e tonë janë 27 raste aktive, ndërsa në 24 orët e fundit janë zbuluar edhe dy vatra 2 të Covid-19.
Deri pak ditë më parë kanë qenë të shtruar në infektivin e Tiranës 3 persona ndërsa për momentin nuk ka asnjë.
Këto ditë në spital kanë vdekur 2 persona nga Kukësi.
Janë bërë deri tani 719 tamponë. Numri i përgjithshëm i të prekurve në Kukës është 96 persona, prej të cilëve janë shëruar 69 raste.
Sot pritet rezultati i 20 tamponëve që janë bërë dje.
Aktualisht në drejtorinë epidemiologjike në Kukës po bëhen dhjetëra tamponë. Pas nëpunësve të administratës lokale, sot po bëjnë tamponë edhe stafet e degëve lokale të bankave të ndryshme.
Në terren bëhen kontrolle nga grupet kompetente të epidemiologjisë, shihet se njerëzit nuk mbajnë maska në shumë mjedise si supermarkete, kafe etj.
Më e pastër paraqitet situata në Has dhe Tropojë ku gjatë 24 orëve të fundit nuk ka raste të reja.