Çuditë me shifrat e koronavirusit në Kukës/ Dje 12 raste, sot vetëm 1 rast

Shifra të çuditshme të rasteve me koronavirus raportohen për zonën e Kukësit.

Kjo vihet re në raportimet ditore të ministrisë së Shëndetësisë.

Një ditë më parë Kukësi kishte numrin më të madh të rasteve që ishin regjistruar në zonën tonë, ndërsa sot numri është shumë herë më i vogël.

Sot ministria e Shëndetësisë raporton vetëm 1 rast në Kukës, kur një ditë më parë u raportuar 12 raste.

Sipas një ecjeje normale, sot numri i rasteve në Kukës duhej të ishte shumë më i madh se ai dje, por është shumë më i vogël, vetëm 1 rast.

Duket që shifrat të cilat raportohen nga Ministria e Shëndetësisë për Kukësin, janë të disa ditëve bashkë dhe raportohen sipas interesit.

Ose Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor i nis bashkë tamponët e disa ditëve, duke i raportuar si të një dite.

Ky mendim të lind kur shikon që një ditë nuk ka asnjë rast dhe një ditë tjetër 12 raste, e pas kësaj dite sërish vetëm 1 rast.

Shifrat janë, por i bëjnë të çuditshme me zor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *