• April 19, 2024 7:45 am

Defekti në Fierzë lë pa energji Kukësin, Hasin dhe krejt zonën

Zona verilindore pa energji elektrike.

Qyteti i Kukësit që nga ora 17:35 minuta vijon të jetë në errësirë. Shkak për ndërprerjen e energjisë është bërë stuhia që ka përfshirë rajonin.

Sipas informacioneve paraprake mendohet se defekti ka ndodhur në linjën e transmetimit të tensionit të mesëm 110 kv Kukës-Fusharrës.

Burimet zyrtare konfirmojnë se një defekt i shkaktuar në Nënstacionin e Fierzës ka lënë pa energji elektrike 2 qytete e Kukësit dhe Krumës së bashku me 16 njësit administrative të tyre.

Ndërkohë pa energji elektrike ka ngelur edhe tuneli i Kalimashit, ky i fundit po furnizohet nga gjeneratorët.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *