July 3, 2022

Deklaratë e Grupit të punës, dega Kukës:

Kukës 29 Janar 2022
Në zbatim të Udhëzimit nr.3, të Komisionit të Përkohshëm Rithemelues të PD, sot ne drejtuesit e Kryesisë së PD dega Kukës dhe anëtarë të Grupit të punës për organizimin e zgjedhjeve në Degën e PD Kukës, të mbledhur për të bërë bilancin e punës një-javore si dhe caktimin e axhendës per javen që vjen, u gjendëm para një fakti të turpshëm, të ndërmarrë nga ish drejtuesi i PD Kukës, dhe deputeti Hoxha, sot shërbëtorë të devotshëm të peng-ishkryetarit Basha; mbylljenme anë të ndërrimit të bravës së derës së zyrave të PD Dega Kukës.

Per fatin e keq të tyre, virusi i bravaxhinjëve i ka infektuar edhe këto persona duke i bërë “të sëmurë” të neveritshëm në sytë e opinionit publik të Kukësit. Ato mendojnë se me mbylljen e dyerve të godinës arrijnë të tregojnë se janë pronarë të PD, pornë fakt po marrin si shpërblim vetminë, urrejtjen dhe linçimin nga anëtarësia e PD dhe nga pjesadërrmuese e votuesve të PD në Kukës.

O të mjerë !, nuk ju bën zyra apo vula e vjetër drejtues të PD! Këtë gjë e ndan vota ndaj, bindjuni asaj!

Njësoj si Lulzimi në Tiranë, edhe Arifi me Flamurin në Kukës janë vetshndërruar ne pengje tepengut për t’i marrë frymën demokracisë dhe opozitarizmit, por e kanë t kotë pasi NE nuk do ta ndalim për asnjë moment vrullin e organizimit, për të vazhduar pa ndërprerje betejën me të keqen, luftën me korrupsionin, përballjen me narkoqeverisjen, neveritjen e përbuzjez, çlirimin nga izolimi, papunësia, varfëria dhe dhuna, deri ne fitoren e shumëpritur nga të gjithë shqiptaret kudo jetojnë ato.

Ua kujtojmë pengjeve të pengut dhe vetë pengut, se, zyrat e PD këtu në Kukës janë pronë e demokratëve të Kukësit dhe jo shpella të errëta konjukturash, vatra kurthesh e kulisash, paradhoma të trafikut të influencës kriminale politike. Pronarë legjitimë nuk jeni ju, por, janë së paku 839 anëtarë të PD Kukës që me datë 18 Dhjetor2021 votuan për të çliruar PD nga kryetari i shkarkuar me 11 dhjetor 2021 edhe me votën e 107 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar nga Kukësi.

Ato nuk do të shërbejnë kurrë më si zyra të këmbimit valutor; që mundin, djersën, gjakun dhesakrificat e demokratëve të thjeshtë kuksianë të “depozitohen” në kontot bankare të kunatkryetarit, ndaj në emër të çdo demokrati u tërheqim vëmendje të mos merren kurrë më me mbyllje dyersh, uzurpim zyrash pasi zemërimi i anëtarësisë së thjeshtë kapërcen kufirin e mbështetjes suaj tek narkoqeveria. Jua bëjmë të qartë se ju nuk i mbyllni dot dyert tona, por iu rikujtojmë se Kukësi ia ka mbyllur përfundimisht derën Lulzim Bashës dhe blerjeve të tij në këtë trevë! Me këtë rast, ftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD: të bëhen pjesë aktive e Partisë Demokratike në këto momente të vështira për Kukësin dhe gjithë Shqipërinë, të mbështesin proçesin e zgjedhjeve të reja, me kontribut të drejtperdrejtë, me anëtarësime të reja dhe zgjedhje të drejtuesve në nivel seksioni, grupseksioni dhe Degës së PD, sipas parimit:

Një anëtar- Një votë, në mënyre që përfundimi i këtij proçesi ta gjejë P.D.SH një parti MË TË FORTË, MË TË BASHKUAR, MË TË HAPUR
Grupi i Punës PD Dega Kukës

Leave a Reply

Your email address will not be published.