
Rreth 470 nxënës bashkë me klasat përgatitore të shkollës 9 vjeçare ‘Riza Spahiu’ të qytetit të Kukësit, kanë mbetur pa mësim.
Njëra nga kolonat e godinës së shkollës ka pësuar dëmtime, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, duke e bërë vazhdimin e mësimit në këtë shkollë të rrezikshëm për nxënësit dhe mësuesit.
Drejtoresha e shkollës Matilda Hoxha, thotë se urdhëri për pezullimin e mësimit i ka mbërritur një ditë me parë dhe janë marrë të gjitha masat për vijimin e mësimit plotësues online.
Ndërkohë, sipas Drejtorit të Urbanizmit Andrit Shehu, Bashkia e Kukësit ka njoftuar Institutin e Ndërtimit, ekspertet të cilët kanë mbërritur menjëherë në Kukës, e pas matjeve e verifikimeve në terren, kanë rekomanduar pezullimin mësimit dhe projektimin për përforcim e kësaj strukture.
Shkolla 9 vjeçare ‘Riza Spahiu’ është ndërtuar pas viteve të 90, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka pasur disa herë restaurime. /SYRI.net