• April 20, 2024 2:45 pm

Dëmtohet ura e Shtrezës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Kukës-Shishtavec

Apr 1, 2022

Bllokohet lëvizja e mjeteve në rrugën Kukës-Shishtavec. Shkak janë bërë reshjet e orëve të fundit, të cilat kanë provokuar rrëshqitjet e inerteve dhe dherave, që kanë prishur edhe një pjesë të aksit rrugor, pranë urës së Shtrezës.

Policia rrugore ka vendosur sinjalistikën dhe ka bllokuar qarkullimin. Ndërsa udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të ardhur në Kukës apo për të shkuar në Shishtavec.

Ndërkohë edhe në pjesë të tjera të këtij aksi, janë vërejtur rënie të gurëve, ndërsa autoritetet lokale dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës kanë nisur pastrimet dhe vlerësimet e dëmeve.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *