Dënohet ish-kryebashkiaku i Hasit, Adem Lala, kandidat në listën e Ramës

Gjykata shpall fajtor ish-kreun e Bashkisë Has, Adem Lala për ‘shpërdorim detyre’.

Adem Lala dënohet me 1 vit burg por nuk do kryejë dënimin dhe dënimi konvertohet në shërbim prove

Gjykata ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit Adem Lala për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Adem Lala me 8 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të këtij të pandehuri për një vit e 4 muaj.

Lala urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, Zyra Vendore Kukës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Po kështu si dënim plotësues, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Lala ishte një nga njerëzit e zgjedhur nga Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve në Kukës. Por pas këtij vendimi ai hiqet nga lista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *