• April 19, 2024 7:39 pm

Denoncimi/ ‘Kukësi pa ujë të pijshëm, prej vjedhjes së tenderave nga Gjici’

Kukësi po vuan për furnizimin me ujë të pijshëm. Banorë e qytetit dëshmojnë se prej një jave, qyteti merr vetëm 20 minuta ujë në ditë dhe e gjithë kjo situatë e rëndë, ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka bërë publik, shqetësimin e qytetarit, që akuzon me emra dhe mbiemrat drejtuesit vendorë, duke filluar që nga kryebashkiaku Safet Gjici. “Kukësi pa ujë të pijshëm, shkak vjedhja dhe korrupsioni. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në Fb.

Denoncimi tek Sali Berisha:

Përshëndetje doktor. Dua të bëj një denoncim në qytetin e Kukësit, ku drejton hajduti i tenderëve publikë Safet Gjici.

Prej më shumë se 1 jave furnizohemi me ujë 20 minuta në ditë, ku në katet e dyta uji nuk arrin fare,10 minuta në mëngjes dhe 10 minuta në mbrëmje.

UK drejtohet nga spiuni i SHISH, Asllan Hoxha, i cili keqmenaxhon dhe vjedh fondet e ketij institucioni,madje lejon që anëtarët e Partisë Socialiste në fshatrat Nange, Shtiqen, Gostil, të marrin linja të paligjshme ujore në linjën kryesore të ujit të pijshëm për të vaditur kopshtet dhe tokat bujqësore të tyre.

Ky është drejtori ynë injorant, i cili çdo ditë po ushtron presion mbi ne punëtorët.

Ju lutem anonim, pasi rrezikoj vendin e punës.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *