• Fri. Apr 26th, 2024

Deputeti kuksian gati të sakrifikojë mandatin, partisë i mungon “shtylla kurrizore”

Dec 21, 2021

Deputeti Flamur Hoxha shprehu indinjimin për situatën e krijuar në Partinë Demokratike, ku disa prej politikanëve të saj qëndrojnë fort në një krah duke mos qenë përbashkuese për zgjidhjen e krizës ku ka hyrë kjo parti. Hoxha deklaroi keqardhjen për situatën e krijuar në partinë më të madhe opozitare dhe u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe mandatin e deputetit.

“Sot mbas 30 vitesh nuk ndihem mirë të ndodhesha në një situatë të tillë, ku, nuk e kisha menduar kurrë sinqerisht. Sakrifica ime mund të jetë edhe më shumë se kaq dhe lënien e mandatit nëse është e nevojshme për një kauzë kaq madhore. Por e shoh që sot po shohim që janë pozicionuar egër në llogore.

Nuk është komode për një demokrat një situatë e tillë. Është një paradoks. Kur shoh politikanë me 5-6 mandate dhe absolutisht qëndrojnë fort në një krah duke mos qenë përbashkues dhe kjo është ajo dilema se çfarë do të mësojmë ne nga politika e së shkuarës. Dhe unë mos mendoni se e kam pasur të lehtë një vendim. Në politikë duhet të kesh një shtyllë kurrizore, nuk mund të jesh gjithnjë butak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *