
Sezoni i ri futbollistik ka nisur i dështuar për Kukësin.
Dy ndeshjet me dy rivalët direkt, Tirana e Partizani, Kukësi i ka humbur me rezultatin 2-0.
Partizani ka dalë triumfues nga sfida Kukësit, e vlefshme për javën e dytë në Kategorinë Superiore.
‘Të kuqtë’ mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 verilindorët, duke regjistruar fitoren e parë në këtë sezon.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa në fragmentin e dytë të lojës, ishin sulmuesit Kardozo dhe Solomon ata që i dhuruar fitoren skuadrës së Dajës.
Ndërkohë që Kukësi e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon duke regjistruar 2 humbje me 2 rivalë direkt si Tirana dhe Partizani.