• April 19, 2024 11:47 pm

Dështimi, justifikohet Gjici: Kjo stuhi dëbore nuk është parë në Kukës, qytetarët: Mos u tall me ne

Dështimi i Bashkisë Kukës për të mirëmbajtur qoftë edhe vetëm rrugët e brendshme të qytetit ka  bërë që kreu i saj, Safet Gjici të nisë justifikimet.

Gjici ka vendosur të flasë sikur nuk jeton në Kukës, duke u shprehur se një stuhi të tillë, Kukësi nuk e ka parë prej shumë e shumë vitesh.

Por ky pohim i Gjicit, jo vetëm ka gjetur habinë, por edhe kundërshtinë e qytetarëve, të cilët i kujtojnë atij se Kukësi ka parë edhe ditë më të këqija se sot dhe se në zonë dimri është gjithmonë i ashpër.

Reagimi i Safet Gjicit:

Kjo stuhi dëbore nuk është parë në shumë e shumë vite në Kukës.

Edhe gjatë natës edhe tani po punohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe akulli.

Temperaturat tepër të ulta dhe erërat e forta e kanë bërë punën tepër të vështire.

Lutem banorëve të qëndrojnë në shtëpi. Për çdo nevojë shëndetësore telefononi në 127


Më poshtë komentet e qytetarëve:

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *