• April 20, 2024 11:30 am

Dhjetëra banorë të Shtrezës në Kukës të bllokuar nga dëbora

Jan 27, 2022

Në fshatin Shtrezë, pjesë e njësisë administrative të Shishtavecit në Kukës, banorët pohojnë se janë të bllokuar prej trashësisë së borës dhe prej disa ditësh asnjë mjet nuk futet dot në fshatin e tyre.

Pjesë e bllokuar është vetëm 2 kilometër larg rrugës nacionale të Shishtavecit dhe është bërë thuajse e pamundur që njerëzit të qarkullojnë, edhe për raste emergjencash.

Më vështirë e kanë fëmijët të cilët duhet të shkojnë në shkollë dhe në mungesë të mjeteve duhet të lëvizin në këmbë në rrugën e zënë nga dëbora.

Shoferi që kryen transportin e banorëve nga kjo zonë ka tentuar edhe vetë të zhbllokojë rrugën, por nuk ja ka dalë.

Në të tilla kushte i apelojnë bashkisë së Kukësit të hedhë sytë edhe nga ata.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *