• Thu. Apr 25th, 2024

Dhunuan policët që shkuan të arrestojnë Abedin Oruçin, 4 lirohen 2 mbesin në burg

Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua sot seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 6 të arrestuarit e ngjarjes në Kukës, për kapjen e personit në kërkim Abedin Oruçi, ish-kryetar i këshillit të qarkut Kukës.

Burime bëjnë me dije se me datën 12 janar 2021 në lokalin e Abedin Oruçit kanë hyrë  persona civile me armë në dorë ku kjo ka qenë pikënisja e kësaj ngjarje e ku nga policia e Kukësit, janë arrestuar 6 persona për të cilët vendosi dhe Gjykata e Kukësit.

Për Zekria Shehu dhe Egland Ollomani, u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje. Për Behar Durakun dhe Gazmend Oruçin, u vendos masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Për Besmir Muçmata dhe Ermir Marku, u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Mbrojtja e të arrestuarve para Gjykatës së Kukësit, parashtroi faktin se personat civil që kanë hyrë në lokal dhe i impakti i parë që të krijohet në këto rrethana është vetëmbrojtja.

Sipas mbrojtjes së të arrestuarëve pre e veprimeve të tyre të mëtejshme kanë qenë të provokuar nga persona civil që nuk njiheshin nga ana e të arrestuarëve.

Ndërkohë ndaj dy personave që mbeten në burg Besmir Muçmata dhe Ermir Marku sipas avokates mbrojtëse Aurora Guska do të bëhet ankimimi në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *