• April 20, 2024 11:58 am

Dibër/ Policia mbyll dy punishte që prodhonin jufka

Janë bllokuar nga policia e Dibrës  dy punishte që përdoreshin për prodhimi ushqimi, procedohen penalisht 2 pronarët.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte   që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Ja njoftimi i plotë i policisë së Dibrës:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ‘PUNISHTJA’ kundër informalitetit, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prodhimit të produkteve ushqimore.

Bllokohen dy punishte që përdoreshin për prodhimi ushqimi, procedohen penalisht 2 pronarët.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, filloi procedimi penal për shtetasit :

M. K., 55 vjeç, banues në Shupenzë

M. P., 65 vjeç, banues në Peshkopi.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimor, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa punishte   që dyshoheshin se përdoreshin në mënyrë të kundërligjshme për prodhimin e ushqimit për konsum.

Si rezultat   në  Shupenzë është bllokuar  punishtja e  shtetasit M. K., dhe në qytetin e Peshkopisë është bllokuar punishtja e shtetasit M. P.,  pasi janë konstatuar duke prodhuar  produkte ushqimore në kushte të pa përshtatshme higjenike në kundërshtim me ligjin ‘Për Ushqimin’, dhe aktivitetin e ushtronin  pa qenë të rregjistruar pranë organeve tatimore.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’, ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Ushtrimi i aktivitetit pa qenë i regjistruar pranë organeve tatimore’.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *