• Thu. Apr 25th, 2024

Dimër i vështirë, në Kukës ka mungesë dhe rritje të çmimit të druve të zjarrit

Aug 30, 2022

Qytetarët kuksianë duket se do ta kenë të vështirë ta sigurojnë ngrohjen gjatë periudhës së dimrit, i cili nuk do të vonojë të vijë më shpejt se në qytetet e tjera të vendit.

Shtrenjtimi i çmimit për një metër kub dhe mungesa e lëndës drusore për ngrohje, janë dy arsyet që parashikojnë një dimër të vështirë për kuksianët, sa i takon ngrohjes.

Ndërkohë prej dy vitesh në qytetin e Kukësit, nuk ka një pikë tregtimi të licencuar për shitjen e lëndës drusore me çmime të volitshme për qytetarët.

Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, shprehet se Bashkia është në pritje të firmave të licencuara, të cilat duhet ta tregtojnë drurin për ngrohje me çmime të arsyeshme.

Në qytetin e Kukësit gjatë dimrit harxhohen për ngrohje më shumë se 15 mijë/metër kub dru zjarri nga familjet, pa llogaritur këtu shkollat dhe institucionet parashkollore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *