• Sat. Jun 22nd, 2024

Djemtë e Lumës ‘pushtojnë’ shtëpinë e Beethoven-it në Vjenë-Shkruan Lad Rata

Rreth 60 përqind e territorit austriak përbëhet nga malet. Industria e drurit këtu luan një rol tejet të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Rreth gjysmë milioni njerëz janë të punësuar në këtë sektor.

Austria importon miliona m³ dru çdo vit në mbarë botën.

Dashuria për drurin dhe natyrën si dhe pasioni për të bukurën e përsosmërinë janë pjesë e identitetit austriak. Prandaj mobiljet e prodhuara në këtë vend kanë qenë tradicionalisht markat më të kërkuara në sektorin e arredimit në botë.

Me gjithë prestigjin e lartë ndërkombëtar të Austrisë në këtë fushë, kjo gjë nuk e pengoi pronarin e shtëpisë ku dikur jetonte Beethoven në Vjenë të kërkonte diçka tjetër, përtej kufijve austriak. Ai mobilimin e kësaj shtëpie ia besoi ‘MOBILERISË RADA’ nga Shqipëria pronë e djemve të Lumës, Sadik dhe Ramiz Ratës.

Me rrënjë të thella në Kolesjan, trashëgimni e mjeshtrit të madh Ibrahim Arif Ratës, sot kjo kompani është shndërruar në një markë ndërkombëtare mjaft të kërkuar. Pasioni i punës dhe gjuha elegante e dizajnit që ata zgjedhin ndjehet në të gjitha mobiljet. Ato bëjnë përshtypje me funksionalitetin e lartë, stilin unik, materialet autentike që i rezistojnë kohës, detajet, mjeshtërinë e përkryer si dhe cilësinë e jashtëzakonshme.

Këto ditë pata kënaqësinë e posaçme t’a prek për së afërmi punën e këtyre djemve, mu në shtëpine ku dikur jetoi kompozitori me famë botërore Beethoven!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *