
Po fuste drogë te babai në burg, policia e Kukësit i gjen 50 gram kokainë 9-vjeçares.
Kokaina u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit.
Njoftim i Policisë së Kukësit:
Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje.
Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike.
Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G. I.
Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.