• April 23, 2024 9:28 am

Doktor Admir Sinamati zgjidhet kryetar i PD-së Kukës me fitore bindëse, ja sa vota mori

Anëtarët e PD-së kanë zgjedhur doktorin Admir Sinamati si drejtuesin e tyre për 4 vitet e ardhshme.

Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të votave, kandidati Sinamati ka marrë 669 vota nga 727 votues.

Kandidati tjetër, Irel Elezi, emri i të cilit ishte në fletën e votimit, pavarësisht se ai u tërhoq në mëngjes ka marrë 58 vota.

Njoftimi nga PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Kukës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Kukës u shpall z. Admir Behlul Sinamati me 91% të votave.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *