Dosja ‘Shëmria 2020’ përfundon në Kukës, sot pritet vendimi

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kthyer dosjen ‘Shëmria 2020’ në prokurorinë e Kukësit.

Sot shqyrtohet kërkesa e prokurorisë së Kukësit për dërgimin e çështjes në gjyq.

Bëhet fjalë për 22 të akuzuarit që kultivuan bimë narkotike, ku 3 prej tyre janë ende në kërkim.

Operacioni i policisë:

Një operacion i nisur dy vite më parë në Kukës është finalizuar më vënien në pranga të 19 personave, mes tyre vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.

Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokuroria Rita Gjati, çoi në arrestimin e 19 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit.

Një ndër zonat që trafikantët kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte dhe ‘Kodra e Spaçit’ në Munellë të Pukës.

Mes të arrestuarve është dhe Arben Tuci, vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit.  Arben Tuci, njihet nga policia si kontingjent kriminal në këtë zonë, kryesisht në kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Albert ose Arben Tuci rezulton i dënuar me parë me 7 vite burgim për akuzën e ‘Trafikut të Narkotikëve’, dënim të cilin pasi e ka përfunduar është liruar. Në këtë dosje Arben Tuci besohet se luan rolin e gjetjes së klientëve për të blerë drogën.

Mes personave të tjerë të arrestuar janë Kreshnik Murataj, i cili besohet se së bashku me Shkëlqim Skaçin, ka qenë drejtuesi i këtij grupi kultivuesish, por jo financuesi i mbjelljes së hashashit.

Në dosjes e prokurorisë thuhet se hetimet janë shtrirë tek disa persona që dyshoheshin si financuesit e këtij aktiviteti kriminal, por gjatë fazës hetimore nuk është arritur të gjenden prova dhe të dhëna për identifikimin e njerëzve financues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tjetër kuksian humb jetën nga koronavirusi

Fri Sep 18 , 2020
Lajme të këqija vijnë edhe gjatë ditës së sotme nga ministria e Shëndetësisë. Një tjetër kuksian ka humbur jetën gjatë ditës së sotme nga koronavirusi, duke e çuar në 10 numrin total të viktimave në qarkun e Kukësit. Bëhet fjalë për një 78-vjeçar i cili ka humbur jetën në spitalin […]