Dr. Admir Sinamati i bashkohet listës së kandidatëve të PD në Kukës

Nga Admir Sinamati

Miq të nderuar!

Kërkesës së bashkvendasve të mi demokratë, socialistë të ndershëm, njerëz apartiakë, intelektualë apo qytetarë te zakonshëm, punonjës administrate apo të papunë, të rinjve apo pensionistëve; për përfshirje aktive në fushatën e 25 Prillit iu përgjigja me PO!

Vendosa t’i bashkohem me kënaqësi dhe me bindje të plotë ekipit fitues të koalicionit politik ‘Shqipëria Fiton’ për Qarkun Kukës, pasi jam i sigurtë se po bëj veprimin e duhur, atë gjë që do të bënte çdo intelektual dhe patriot i ndershëm në këtë kohë kritike për Kukësin, Tropojën, Hasin dhe mbarë Shqipërinë tonë!

Falangat e krimit dhe Diktatura e Korrupsionit që kanë kapluar Shqipërinë luftohen vetëm me angazhim proaktiv të gjithë qytetarëve duke harmonizuar vrullin rinor me përvojen e çmuar të flokëthinjurve, ndaj i bindur si një ndërmjetës kokëulur unë kam vendosur te jem pjesë e kësaj beteje të shenjtë qytetarie!

Qëndrimi vendnumëro i Shqipërisë është një turp i madh për të gjithë ne, ndaj koha thërret dhe kërkon djersën, mundin, gjakun e bijve dhe bijave më të mirë për ta bërë realitet ëndrrën europiane!

Ftesës së sinqertë të Kryeministrit në ardhje z. Lulzim Basha për të kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike iu përgjigja me PO, pasi në gjykimin tim dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve tek Ai dhe PD shihet shpresa e rikthimit te vendit në normalitet, drejt një shteti të konsoliduar, të zhvilluar dhe me demokraci funksionale!

Ne do të punojmë me mish dhe me shpirt për ta bëre Shqipërinë Zonjë, vend të denjë europian!

Mua më thërret nga brenda thënia e Isa Boletinit: ‘Unë jam mirë kur Shqipëria është mirë’, prandaj ju ftoj të gjithëve pa përjashtim ta bëjmë këtë thirrje lajtmotivin e fitores sonë të përbashkët!

Zoti ju bekoftë!

#Shqipëria Fiton me PD!

#Lulzim Basha kryeministri i duhur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *