• April 19, 2024 11:23 am

Drejtoria Arsimore në Prizren paguan mësues pa qenë në punë

Pak javë më parë emisioni “Stop” u ndal në Prizren, pasi i riu 27-vjeçar, Shkumbin Miftari me master për Fizarmonikë, prej 4 vjetësh që është pa punë u skualifikua padrejtësisht nga konkurrimi.

Në vitin 2019, shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren hapi konkursin për një vend të lirë si mësues fizarmonike. Shkumbin Miftari shprehu interesin për këtë pozicion, por konkursi i parë u anulua për mungesë të kandidatëve të tjerë.

Në konkursin e dytë sërish Shkumbini nuk u njoftua se çfarë ndodhi me pikët dhe rezultatet. Për herë të tretë Shkumbinit i zhdukin dosjen dhe shpallin fitues personin, që kishte 10 vjet në shkollën “Lorenc Antoni” pa arsimin përkatës.

Pas transmetimit të këtij rasti, Komuna Prizren, që ka në administrim DKA-në, ve në dyshim investigimin e “Stop” dhe kërkon fshirjen e rastit nga rrjeti.

Në komunikimin e tyre, publikimi nga emisioni “Stop” cilësohet si tendencioz. Më tej në reagim, Komuna e Prizrenit arsyeton faktin e shpalljes fitues të një qytetari tjetër sikur ai ka marrë pikët maksimale. Së fundmi, Komuna e Prizrenti dhe DKA-ja paralajmërojnë se nëse historia nuk korrigjohet apo largohet në tërësi dhe nëse “Tv Klan” nuk kërkon falje dhe nuk jepet sqarim me të, Komuna e Prizrenit do t’i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri dhe gjykatës kompetente

Por skandalet e DKA-së Prizren, nuk ndalen. Xhavid Kryeziu, arsimtar prej 14 vitesh i gjuhës angleze, denoncon disa raste korruptive, ku mësuesit janë futur pa konkurs.

Madje skandali thellohet, pasi sipas Kryeziut, DKA ka paguar arsimtarë pa qenë fare në punë dhe për këtë Kryeziu disponon dokumentacion faktues.

“Jam Xhavid Kryeziu, jam nga Prizreni. Jam me profesion mësimdhënës i gjuhës angleze. Kam mbaruar studimet Bachelor në universitetin e Prishtinës. Momentalisht jam pa punë. Arsyeja e komunikimit me ju është paraqitja e disa rasteve skandaloze që bëhen nga DKA në Prizren. Rastet të cilat kanë ndodhur janë të shumta. Po filloj me një rast që ka ndodhur në shkollën “Ardhmëria”. Aty është pranuar një mësimdhënës i gjuhës angleze me iniciale F.F. Ajo është pranuar pa konkurs, jashtë çdo kriteri ku DKA-ja kuptohet që ka bërë shkelje të rëndë ligjore. Një rast tjetër në shkollën “2 Dëshmorët”, ku për një vit të tërë, drejtori i mëparshëm i DKA-së bën një marrëveshje me drejtorin e shkollës B.K. ku orët i jepen drejtorit të shkollës që faktikisht merr dy paga, edhe të drejtorit edhe të mësimdhënësit. Me këtë rast, Drejtoria Komunale e Arsimit, qëllimisht e fsheh vendin e lirë të punës duke i pamundësuar shumë punëtorë të tjerë të konkurrojnë për atë vend pune. Është mësimdhënësi i gjuhës shqipe, G.R., i cili po ashtu është paguar pa punuar fare. Realiteti është ky. Mësimdhënësi ka punuar në atë shkollë dhe ndërkohë është larguar nga shkolla dhe në vend të tij është punësuar dikush tjetër. Edhe pasi është larguar nga shkolla ka marrë pagë në emër të shkollës ku ka qenë më përpara. Shkolla ka paguar dy punëtorë për të njëjtën lëndë ku njëri ka punuar dhe tjetri jo. Është një rast flagrant, është një mësimdhënëse A.C. që ka punuar më parë në shkollën e fshatit Malësi të re. Ajo ka punuar me kontratë të caktuar, prej 15 Janarit 2018 deri më 15 Qershor 2018. Pas skadimit të kontratës punëtorja është paguar nga DKA-ja. Ka marrë pagë pa punuar fare prej DKA-së”, tha Kryeziu. /tvklan.al

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *