• April 19, 2024 10:16 pm

Drogë në paketën e cigares/ Arrestohet polici i burgut të Kukësit, e kishte fshehur poshtë çorapes

Një polic i burgut të Kukësit ka rënë në pranga pasi gjatë kontrollit iu gjet drogë e fshehur poshtë çorapes në një paketë cigareje.

Ende nuk dihet identiteti i policit dhe nëse kishte për qëllim që marijuanën me peshë 16.65 gramë të ndarë në doza t’ua shpërndante apo shiste të burgosurve.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.

“Në datë 19.07.2022, rreth orës 23:00, u arrestua në flagrancë punonjësi i K.M me detyrë punonjës policie në IEVP Kukës, sepse rreth orës 15:00, gjatë hyrjes në institucion pas ushtrimit të kontrollit nga kolegët e tij, i është gjendur në këmbën e majtë poshtë çorapes i 1 (një) paketë me mbishkrimin “Malboro” e mbështjellë me ngjitës të tejdukshëm (natriban), ku brënda saj ishin 20 (njëzetë) doza të dyshuara lëndë narkotike (marijuanë), me peshë 16.65 gr. Janë kryer veprimet e para dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” sipas nenit 283 të Kodit Penal dhe “Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P.” sipas nenit 324/a të Kodit Penal”, sipas policisë.

Policia shprehet se vijojnë veprimet hetimore për punonjës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *