• Wed. Apr 24th, 2024

Dy futbollistë të Kukësit dhe zëdhënësi, infektohen me koronavirus

Dy futbollistë të klubit të Kukësit janë infektuar me koronavirus.

Pozitiv ka rezultuar edhe zedhenesi, Erion Allaraj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në një deklaratë zyrtare në faqen e Facebook.

Komunikatë e klubit të Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.

Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt!

#ForcaKukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *