
Duhet rrëzuar kapja e sistemit që i ka bërë qeveria aktuale.
Si duhet ta bëjmë? Në këtë rast mendoj se zgjidhjet konkrete pragmatiste janë të radhë. Unë propozoj, një grup pune jo më pak se 5 veta dhe këta të saktësojnë mjetet si do të arrijmë te qëllimi, për t’ua hequr pushtetin uzurpatorëve.
Ky grup të mbledhë mendime te intelektualët, në rrethe, në grupimet e njerëzve idealistë që nuk kërkojnë përfitime personale, por duan të mirën e këtij vendi. Pas datës 7 korrik kemi një fakt.
Mund të dalim në një përcaktim ekzakt për mjetet. Një grup i vogël do të ishte më funksional, më operativ.
Po jap dy mendime:
I pari, duhen sqaruar shqiptarët që Edi Rama rrëzohet nga pushteti. Ata mendojnë se Edi Rama është mbinjerëzor, duhet të binden që nuk është i tillë, ai trembet më shumë se njerëzit normalë, duhen sqaruar njerëzit, ta kuptojnë që janë më trima se uzurpatorët e pushtetit. Duhet bërë me mediat, me rrjetet sociale dhe ekipi i palodhur i dokktorit.
Së dyti, duhet përcaktuar qëllimi i ri, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të zhvillohen edhe zgjedhjet Parlamentare.
Nëse tejkalohet kjo pikë e quaj operacion të dështuar.
Nëse nuk detyrojmë sistemin të bëjë zgjedhje të përbashkëta, besoj se nuk kemi arritur qëllimin.
Kryetar i Shoqatës së Biznesit Kukës