
Dy rrugët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, si✌gishtat e simbolit tonë të fitores.
Mbas 25 Prillit të maskaradës zgjedhore, si pjesë aktive e Partisë Demokratike prej ‘90 dhe shumë vite kontribut e punë në PDSH, si pinjoll i një familje që e ka paguar anti-komunizmin e demokracinë me gjak dhe breza njerëzorë në internime, shoh dy rrugë te vetme për gjithë demokratët shqiptarë në këto kohë të vështira:
-Përballjen pa leje dhe pa kompromis çdo ditë me rilindjen, zaptuesen e gjithë pushteteve për ta dëbuar të keqen që ka pllakosur vendin dhe trullosur shqiptarët.
– Këtë përballje ta bëjmë ne dhe ata që e duan pa kushte Partinë Demokratik e nuk i tremben askujt, ku të parët tanë e kanë bërë duke dhënë jetën , që kontribuojmë e sakrifikojmë gjithçka pa bërë zhurmë, që nuk rrimë e mburremi ekraneve qeveritare.
Pjesa tjetër është dhe duhet të jetë mbështetje për këtë kauzë ekzistence dhe obligimi kombëtar fitoreje.
*Deputet i zgjedhur i PD në Kukës