• Thu. Apr 25th, 2024

Dy të arrestuar në hyrje të Morinit

Dy të rinj banues në Prishtinë, janë arrestuar në hyrje të Morinit, për shkak se tentuan të kalojnë kufirin me lëndë narkotike në automjet.

Sipas policisë në pranga kanë rënë R. R., 24  vjeç dhe A. A., 25 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit të kryer në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ kryer në bashkëpunim.

Policia e Kukësit/ Informacion

Tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-R.R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip ‘Audi’, me të cilin udhëtonin shtetasit R. R. dhe A. A.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *