• Tue. Apr 23rd, 2024

E arrestojnë për dhunë ndaj gruas e vajzës së mitur, kuksianit i gjejnë edhe dy granata në shtëpi

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 54 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G. Ç., shërbimet e Policisë gjetën 2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thotë Policia e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *