E ku ka më bukur se të kalosh ditën në Kukës-Nga Beti Njuma

Ku ka më bukur se ta kalosh të dielën në natyrë, pa një qëllim, thjesht nga dëshira për të lëvizur, për t’u ndjerë mirë dhe në formë në vendin ku lodhja merr kuptim.

Itinerari i djeshëm ishte kalimi Bicaj-Brekije rrëzë malit të Gjallicës. U nisëm në 6.30 nga Tirana dhe deri në afërsi të Kukësit shiu s’na u nda asnjë çast.

Por me të arritur në fshatin Mustafë nga ku dhe nisi ecja nuk ra më asnjë pikë. Shtegu, nga fshati ngjitej mbi kanionin e Shkallës së Keqe, monument natyre me një pamje vërtet mbresëlënëse, vijoi në fshatin Tershenë për t’u futur më pas në një pyll rrobulli deri në afërsi të bjeshkës së kroit të Kuq, për të zbritur në fund në fshatin Brekije.

E gjithë ecja zgjati 6 orë, rreth 12 km, me disnivel 1100 m ngjitje dhe 550 m zbritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *