• Fri. Apr 26th, 2024

E nisën për kreun por janë të fundit, Gega: Jam optimist për Kukësin

Sep 8, 2022

“Gjithmonë hyjmë me optimizëm dhe ato ndeshja që kemi lënë objektivi ka qenë i njëjtë. Unë jam optimist për aq kohë sa shoh ekipin në stërvitje dhe stërvitet mirë. Është mirë në fushë aspekte. Me Teutën gjithsesi do jetë një ndeshje e fortë pasi edhe ata kanë synimet e veta,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Kukësit.

Vetë futbollistët e pranojnë se nuk është kjo panorama që prisnin pas 3 ndeshjeve të para, por tani duan të fokusohen te Teuta.

“Atmosfera normalisht kur humbet nuk është e mirë, por ne futbollistët po mundohemi ta mbajmë ambientit siç duhet pasi ka edhe shumë ndeshje dhe është vetëm fillimi. Duhet të shohim para dhe kundër Teutës shpresojmë vetëm për fitore,”-tha Shqiprim Taipi, futbollist i Kukësit.

Teuta-Kukësi është ndeshja e parë e javës së katërt të Superligës, ndërsa katër sfidat e tjera do luhen të shtunën dhe të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *