E rëndë në Kukës/ Adoleshenti përdhunon 15-vjeçaren, vëllai i vajzës e masakron me levë

Një 15 vjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e Kukësit pasi është qëlluar me shufër hekuri në kokë nga një 28 vjeçar.

Sipas Policisë, motra e 28 vjeçarit me iniciale G.M, ka denoncuar në Polici se 15 vjeçari me inicialet I.Ç e kishte përdhunuar.

Kur ka marrë vesh këtë lajm, 28 vjeçari ka marrë një shufër hekur dhe ka qëlluar në kokë të miturin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.

Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *