• April 19, 2024 1:51 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në Kukës, ku një 32-vjeçar ka goditur me thikë motrën e tij dhe e ka dhunuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje”.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *