Edhe 3 raste me Covid në Kukës/ Po dështon gjurmimi i kontakteve

Kukësi vazhdon të ketë raste të reja me Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë evidentuar 3 raste të reja, duke e çuar në më shumë se 35 numrin e personave të infektuar aktiv në zonën tonë.

Por besohet se numri i personave të infektuar të jetë shumë më i madh.

Por ajo që vihet re është fakti se Instituti i Shëndetit Publik në Kukës ka probleme në lidhje me gjurmimin e personave të infektuar.

Ata janë të vonuar në punën e tyre dhe identifikojnë personat vetëm kur janë me simptoma të rënda.

Tamponet po bëhen vetëm në rastet ku personat kanë temperaturë përtej normales.

Në Kukës mësohet se një vatër e re të infektuarish është familja e një kamerieri. Ky i fundit mendohet se ka infektuar edhe kolegët e punës, po ende nuk ka një rezultat laboratorik në lidhje me kontrollin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *