Edhe sot 1 rast Covid në Kukës dhe 1 në Has

1 min read

Vazhdon të ketë infektime të reja në zonën e Kukësit nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të ditës së sotme nga ministria e Shëndetësisë, sot janë shënuar 2 raste, njëri në Kukës dhe tjetri në Has.

Sipas ministrisë gjendja e të prekurve është e mirë.

Në Kukës deri më tani ka 2 vdekje nga koronavirusi, dhe raste aktive aktualisht janë 50.

Harta e infektimeve sot:

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *