Edhe sot asnjë rast me koronavirus në Kukës

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë për rastet me koronavirus, Kukësi ka munguar edhe sot.

Sipas të dhënave zyrtare në asnjë prej zonave, Kukës, Has dhe Tropojë sot nuk është raportuar asnjë rast i ri infektimi nga Covid-19.

Aktualisht janë dhjetëra raste aktive në Kukës, Has dhe Tropojë, ndërsa numri i viktimave në qarkun tonë ka shkuar në 5 persona, 3 prej të cilëve në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Tropojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *