• Thu. Apr 25th, 2024

Efiçencë e energjisë, për më pak shpenzim e më shumë shërbim

Nevoja për më shumë energji dhe kursim të saj në të njejtën kohë, në një shoqëri që po zhvillohet me ritme të shpejta e cila mbivendoset edhe nga një krizë e madhe globale energjie, është një problem që kërkon zgjidhje si nga institucionet ashtu dhe nga vetë individët. Aktualisht vendi ynë prodhimin e energjisë elektrike e ka 100% të rinovueshme, kryesisht me burime hidrike.

Nga Emiriola Veliaj

Nevoja për më shumë energji dhe kursim të saj në të njejtën kohë, në një shoqëri që po zhvillohet me ritme të shpejta e cila mbivendoset edhe nga një krizë e madhe globale energjie, është një problem që kërkon zgjidhje si nga institucionet ashtu dhe nga vetë individët. Aktualisht vendi ynë prodhimin e energjisë elektrike e ka 100% të rinovueshme, kryesisht me burime hidrike.

Në kohë të thatë, prodhimi i enrgjisë bie ndjeshëm duke na bërë të varur nga moti dhe reshjet e shiut. Vetëm gjatë këtij viti, përkatësiht në muajin prill dhe stinës së verës deri në reshjet e rëna gjatë muajit nëntor, liqeni i Fierzës ka shkuar disa herë shumë afër pikës kritike, për furnizim të energjisë elektrike.

Efiçenca e energjisë e thënë ndryshe kursim, kushte tekinike, mos humbjet në rrjet, termoizolim dhe përdorim i energjisë në mënyrë racionale është zgjidhja më e mirë dhe e shpejtë për të shmangur shpenzimin e saj pa kriter.

Nisur nga legjislacioni në fuqi, nga zbatimi i projektit “KOMUNITETET SOT MENDOJNË PËR BREZAT NESËR” por edhe nga verifikimet në terren, vihet re që në Bashkinë e Kukësit, efiçenca e energjisë akoma nuk ka gjetur zbatim të plotë. Ndërtesat institucionale, godinat arsimore, pallatet, janë të ndërtuara para viteve 1980-1990, pas vitive 1990 e shumë më pak pas viteve 2000, çka do të thotë që nuk është marrë parasysh efiçenca, ku rrjedhimisht sot shpenzimi i energjisë është i lartë. Termoizolimi i ndërtesave do të krusente shpenzimet si për familjarët ashtu edhe për institucionet.

E njejta situatë vihet re edhe në ndriçimin publik, ku shumë prej rrugëve kryesore dhe atyre në lagje kanë ndriçim me llampa HPS të cilat kanë performancë të ulët, kosumojnë shumë energji dhe çmimi apo shpenzimet do vazhdojnë të rriten. 14 km është totali i rrugëve në qytet që duan ndriçim, kur ndërkohë janë vetëm 4.8 km rrugë të ndriçuara nga të cilët 30% rrugë kryesore, 70% rrugë dytësore dhe tretësore, prej këtyre kanë 30% llampa led, 750 shtylla ndriçimi, 70% llampa me sodium HPS. 10% e llampave rezultojnë të fikura ose të djegura, 30% performancë e ulët e ndriçimit.

Nisur nga kjo, efiçenca e energjisë dhe detyrimet ligjore që rrjedhin prej saj duhet të jenë në fokusin e vazhdueshëm të Bashkisë Kukës. Institucioni i bashkisë duhet të hartojë një plan veprimi ku duhet të konsiderohet në godinat që ka në administrim përmirësimin e efiçencës së tyre. Po ashtu bashkia duhet të konsiderojë investimet në teknologjinë smart të cilat përveçse ofrojnë shërbime të shtuara për publikun janë edhe një sy vëzhgues për ruajtjen e të mirave publike. Efiçenca e energjisë duhet të jetë përparësi dhe pjesë e analizës së çdo investimi publik pasi zë një vend të rëndësishëm në analizën e kostove afatmesme dhe afatgjata.

Qëillimi i projektit “Komunitetet sot mendojnë për brezat nesër” është të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit, të fuqizojë dhe të aftësojë përfaqësues të Bashkisë Kukës, komunitetin e mësuesve, përfaqësues të njësive administrative në lidhje me efiçencën e energjisë, zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve të tyre, si dhe përcjellja e informacioneve tek anëtarët e tjerë të komunitetit.

Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Përmbajtja e këtij publikimi, si dhe gjetjet e paraqitura në të, janë përgjegjësi e ( emri i autorit: Emiriola Velia/ organizatës: Qendra “Konsumatori Shqiptar”) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *