• Wed. Apr 24th, 2024

Ekskluzive/ Bie numri i nxënësve të regjistruar në gjimnazin ‘Havzi Nela’

Në gjimnazin ‘Havzi Nela’ të Kukësit ka një rënie të madhe të numrit të regjistrimeve nga të rinjtë dhe të rejat që kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar.

Nga të dhënat e siguruara nga Luma Post, mësohet se gjatë këtij viti numri i të regjistruarave së bashku me arsimin profesional është shumë i ulët.

Në Gjimnazin ‘Havzi Nela’ të Kukësit mësohet se janë regjistruar rreth 360 nxënës, bashkë me arsimin profesional.

Ky numër është më i vogël se ai i vitit të kaluar.

Arsyet janë të ndryshme, nga emigrimi, ikja nga Kukësi drejt vendeve të BE-së, apo edhe Tiranë si dhe ritmi i ulët i lindjeve në vitet e fundit që e ka karakterizuar Kukësin këto kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *