• Thu. Apr 25th, 2024

Lumapost.net ka mësuar emrat e kandidatëve që do të sjellë Edi Rama për qarkun e Kukësit.

Burime nga PS kanë bërë të ditur se janë zgjedhur 3 kandidatët që do të konkurrojnë për PS-në në qarkun e Kukësit.

E siç pritej, kandidatët e Ramës janë të importuar në Kukës.

Burimet kanë bërë të ditur për Lumapost.net se Gerta Duraku ka mundur të sigurojë nominimin për të kandiduar në Kukës.

Vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve.

Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur i kësaj treve, Petrit Malaj.

Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

Ndërkaq vetëm kandidati i Hasit do të jetë vendali.

Bëhet fjalë për kreun aktual të PS-së në Has, Adem Lala.

Ky i fundit pritet të jetë i 3-ti në listën e Ramës në Kukës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *