• Thu. Apr 25th, 2024

Eksodi i lojtarëve, Kukësi mesazh tifozëve: Po krijojmë një skuadër të madhe

Deklaratë e klubit të Kukësit

Klubi i Kukësit ju bën me dije se merkatoja e skuadrës është menduar mirë nga stafi dhe nuk ka vend as për panik dhe as për frikë.

Të gjithë futbollistët e larguar deri më tani, janë larguar me mirëkuptimin e klubit dhe janë zëvendësuar me futbollistë të tjerë, cilësorë dhe me kualitet.

Besar Musolli dhe Valon Et’hemi janë futbollistët e vetëm që nuk kanë respektuar kontratën duke e prishur në mënyrë të njëanshme, pa diskutuar me klubin.

Të gjithë futbollistët e afruar në këtë merkato vere, janë studiuar mirë nga stafi para se të afrohen dhe klubi kërkon vetëm durim nga tifozët dhe opinioni.

Ju sigurojmë se shumë shpejt do të shihni ekipin e ri, më të fortë dhe më kualitativ seç ishte!

Puna po bëhet e madhe për të rikthyer titullin kampion në Kukës dhe me punë e besim, do t’ia dalim ta rikthejmë.

Forca Kukësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *