• April 19, 2024 10:17 am

Eksodi i vitit 1999/ Qytetarët e Kosovës mirënjohje përjetë Kukësit

Shqiptarët e Kosovës kanë përkujtuar këtë të shtunë në Kukës 23 vjetorin e eksodit biblik të vitit 1999.

Në kujtim të vuajtjeve të luftës, kalvarit, historisë, por edhe në shenjë falënderimi për pritjen e ngrohtë nga familjet kuksiane, shqiptarët e Kosovës ndan përkujtimet e eksodit.

Organizatorë të “Eksod 99” janë pritur në doganën e Morinit nga drejtues të Bashkisë e më pas ceremonia përkujtimore është pasuar me hapjen e një ekspozite me fotografi dhe një koncert në sheshin kryesor të qytetit.

Kukësi nga një qytet i vogël, u mbipopullua me më shumë se 500 mijë banorë nga Kosova, qëndresa dhe lufta e të cilëve u kthye në qendër të mediave botërore për më shumë se 3 muaj me radhë.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *