Emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë Kukës

Ndryshimet e reja në radhët e policisë, kanë prekur edhe atë të Kukësit.

Mësohet se është emëruar drejtuesi i ri i Komisariatit të Policisë së Kukësit.

Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme, dhe shef i narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Ndryshimet e tjera:

Në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn. Ky i fundit do të marrë detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka. Ndërkohë në Mirditë është vendosur Paulin Çupi.

Dritan Meta emërohet shef i komisariatit në Laç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *