EMRAT/ ‘Asht toka jeme’, mirditori tenton të vrasë me makinë kuksianin në Rrëshen

Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda ndodhi këtë të enjte në Mirditë.

67-vjeçari Ded Doçi tentoi të vriste duke e përplasur me makinë kuksian N. H., i cili po kryente punime për një kompani privat në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, me pretendimin se ishte prona e tij.

Për pasojë punonjësi mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, fatmirësisht pa problem për jetën.

Ndërkohë, policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili përballet me akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe vetëgjyqësi.

‘Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin D.D.,67 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen-Rubik ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H., banues në Kukës’.

Shtetasi N.H., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale ‘Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë ‘ dhe ‘ Vetëgjyqësia’, tha policia në një njoftim për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *