• Thu. Apr 25th, 2024

EMRI/ Aksident i rëndë në Has, kamionit nuk i punojnë frenat, shoferi hidhet dhe vdes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Has, ku një kamioni nuk i kanë punuar frenat.

Në tentativë për të shpëtuar, shoferi Sabah Jupa është hedhur nga kamionit, po fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Policia Has /Informacion paraprak 

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *