
Policia është duke zhvilluar një operacion në Kavajë për ndalimin e një prokurori.
Burime i thanë SYRI TVS se hetimi është drejtuar nga SPAK dhe po ekzekutohet masa nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Në pranga është vënë prokurori i Kukësit Edmond Karriqi.
Ende nuk dihen rrethanat dhe detaje nga hetimi i SPAK.
I arrestuar është edhe shoferi i prokurorit. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e prokurorit Karriqi.