
Operacioni Forca e Ligjit i kërkon një kuksiani pasurinë.
Burime zyrtare thanë se i kanë kërkuar letrën një personi të dënuar për trafik droge.
Dylber Ademi, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale ‘Trafikimi i Narkotikëve’.
Ky individ si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
‘OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special’, thuhet në njoftimin e policisë.