• Thu. Apr 25th, 2024

‘Është toka ime’/ Arrestohet tropojani që bllokonte rrugën

Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme një 66-vjeçar, pasi ishte kthyer në një problem për banorët e zonës.

66 vjeçari kishte bllokuar rrugën që lidh lagjen ‘Hysenukaj’ me fshatin Kërrnajë, nën pretedenimin se ishte toka e tij, duke u hequr të drejtën e kalimit banorëve. Ky veprim ka sjell dhe arrestimin e tij ditën e sotme.

Njoftimi i plotë i policisë së Tropojës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë.

Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bllokuar rrugën që lidh lagjen ‘Hysenukaj’ me fshatin Kërrnajë, duke hedhur inerte dhe duke kryer gërmime në rrugë, me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *